Tiranë, ekzekutohet ish-kryekomisari

24/02/2013 00:00

Ekzekutohet me armë zjarri në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet ish-kreu i Komisariatit numër gjashtë në Tiranë, Dritan Lamaj.

Sulmi me breshëri automatike ndaj Lamajt është ndërmarrë rreth orës 18:30 të së dielës, kur ish-kryekomisari, aktualisht efektiv policie po udhëtonte me mjetin e tij me targa TR 2564 N.

Në momentin e mbërritjes së personave të parë në vendngjarje, Lamaj ka qenë ende gjallë. Ai është shoqëruar urgjentisht drejt Spitalit Ushtarak. Fatkeqësisht, efektivi i policisë nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Dhjetra forca policore kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet e para për gjetjen e autorëve të krimit. Grupet hetimore morën në dorëzim skenën e ngjarjes së rëndë dhe nisën verifikimet për të rënë në gjurmë të ekzekutuesit apo ekzekutuesve.

Duke bërë skemën e vendngjarjes grupi hetimor doli në përfundimin se të dy autorët e mundshëm të krimit kanë qenë në dijeni të plotë të lëvizjeve të kryekomisarit kur e kanë qëlluar teksa automjeti i tij nuk ishte në lëvizje.

Fakti që Lamaj nuk ka bërë asnjë përpjekje për të reaguar me armën e tij të shërbimit nxjerr përfundimin që nuk i ka njohur autorët e vrasjes. Vrasësit janë larguar me shpejtësi me autmjetin e tyre nga vendi i ngjarjes.

Policia shoqëruar një numër të madh dëshmitarësh, por nuk ka mundur të bëjë ndonje identifikim të autorëve të krimit. Policia e Tiranës njoftoi se ka vënë në dispozicion shifrën prej 100 mijë dollarësh për cdo person që jep informacion të vlefshëm në drejtim të identifikimit të autorëve të kësaj vrasjeje duke ruajtur anonimatin e plotë.

Cështja është konsideruar si vrasje për shkak të detyrës dhe është marrë në drejtim nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Prova më e rëndësishme në duart e tyre mbetet një kamera e një subjekti privat në afërsi të vendit të ngjarjes e cila ka fiksuar të gjithë skenën e krimit.

Kryekomisar Dritan Lamaj, 41 vjec, me banim në Tiranë ka kryer një sërë detyrash në Policinë e Shtetit shqiptar, ndërkohe që ka një karrierë të gjatë prej 19 vjetësh. Ai ka punuar më parë si oficer dhe shef krimesh në komisariatet e kryeqytetit, në komisariatin e Gjirokastrës, si shef i postës Kufitare të Kakavijes, si edhe nga viti 2010 deri në nëntor te 2012, kryente funksionin e shefit të komisariat numër gjashtë në Tiranë.

Pasi la këtë detyrë, në nëntor të vitit të shkuar,  Lamaj kishte denoncuar në Prokurori se kërcënohej sistematikisht me jetë nga disa persona. Kryekomisar Dritan Lamaj ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël.

Goditje të rënda për Policinë

Asnjëherë më parë Policia e Shtetit shqiptar në 20 vitet e fundit nuk kishte marrë goditje kaq të rënda sa në tetë muajt e fundit.

Tre nga punonjesit e saj me grada teper te larta ne detyre jane vrare. Te tre Kryekomisare, nje nder gradat madhore ne policine e shtetit, jane ekzekutuar.

Kryekomisar Adem Tahiraj, ne Shijak, kryekomisar Skuraj ne Burrel dhe kryekomisar Lamaj, mbremjen e se dieles ne Tirane, ne nje hark kohor jo me pak se tete muaj i kane dhene shok policise se shtetit shqiptar. Historia e pas viteve 90, tregon per te pakten 250 police te vrare ne krye te detyres, por tre funksionaret e vrare ne muajt e fundit jane nje goditje e madhe per unioformat blu.

Qeveria ka shpeshtuar ne muajt e fundit deklarat e saj per forcim te ligjit per vrasjen e policve si edhe per paketa te reja ligjore per denimet me te ashpra ndaj vrasesve te policive por ende nuk ka kthyer asgje ne realitet. Vrasja ne nje zone teper te banuar dhe ne nje zonat me te populluara te kryeqytetoit e kryekomisar lamaj, ka dhene edhe njehere tjeter kambanen e alarmit se dicka duhet te ndryshoje.

Rama: Pushteti tradhti ndaj policisë

Menjehere pas atentatit që i mori jetën oficerit të policisë Dritan Lamaj reagoi edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ne faqen e tij ne rrjetin social Twitter Rama, ben pergjegjes pushtetin per ate qe e cileson si “tradhti ndaj policise”. “Edhe një komisar i vrarë! Në mes të Tiranës. Sa jetë policësh do kushtojë ende tradhëtia e pushtetit ndaj Policisë? Rilindje”, shkruan kryetari i opozites Edi Rama në rrjetin social Twitter.

Tiranë, vrasje në urban

Një 22-vjeçar humbi jetën teksa udhëtonte në linjën urban Qendër–Shkozë rreth orës 22 e 40 minuta të së shtunës.

Pas një debat me një të ri, Sajmir Cedja ka marrë disa goditje me thikë ne zemër. Ngjarja e rënde ndodhi brenda autobusit, në afërsi të stacionit pranë Markates së Vjeter, në lagjen Ali Demi.

Sipas dëshimtarëve, dy persona kanë patur mosmarreveshje në autobus dhe më pas kanë vijuar me konflikt fizik dhe në perdorimin e thikave. Konflikti në autobus midis viktimës dhe autorit ka qenë për shkakun se në gjendje të dehur, kater të rinj ishin duke bërtitur me të madhe, ndërsa viktima u ka kërkuar atyre të mos shqetësonin pasagjeret.

Duke parë konfliktin e rënde që po ndodhte në autobus, drejtuesi i mjetit ka hapur deren e autobuzit, duke bere qe te dalin me vrap te gjithe pasagjeret e shokuar. Kjo ne fakt ka bere qe policia te mos i gjeje dot te gjitha deshmite okulare, pasi pasagjeret jane shperndare.

Pasi e ka qelluar, autori i vrasjes eshte larguar me shpejtesi duke perfituar edhe nga erresira, duke u futur mes per mes blloqeve te shumta te pallateve.

Policia tha se identifikimi dhe kapja e autorit te krimit eshte çeshtje oresh, pasi ajo ka shoqeruar ne ambientet e komisariatit tre persona te cilet shoqeroheshin me te, por qe ishin ne gjendje të dehur. Te tre te shoqeruarit kryesore sipas policise, mendohet se e njohin autorin e krimit. 

Top Channel