Çdo ditë numrit pa pagesë 129 i telefonojnë mesatarisht 80 deri në 100
persona. Mes qindra telefonatave që vijnë në sallën e
Drejtim-Koordinimit të policisë së Tiranës kryesojnë telefonatat për
ndihmë për publikun.

Në këtë zyrë, e cila është në gadishmëri 24 orë në 24, vjen informacioni i parë për çfare ndodh në Tiranë, për t’u shpërndarë më tej në të gjitha komisariatet e qarkut në menyre që forcat e policisë të ndërhyjnë në kohë.

“Numri i telefonatave i kalon të 17 mijë telefonata, ndihmë për publikun. Më shumë telefonojnë për konflikte, vjedhje të pronës, të cilat më vonë kategorizohen sipas llojit të ngjarjes, apo të problematikës që kanë. Ka telefonata për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ka telefonata për ngjarje të ndryshme kriminale, ka telefonata për prishje të qetësisë publike, si dhe telefonata për dhunë në familje”, thotë Nijat Kroi, specialist i Sallës së Drejtim-Koordinimit.

Megjithate ka edhe telefonata qe ne fund rezultojnë të rremë siç ka ndodhur në gati 2500 raste, si edhe situata kur qytetarët telefonojnë për ngjarje që nuk kanë aspak lidhje me policinë, sikurse ankesa për faturë të energjisë elektrike apo të ujësjellësit apo ndihma për të gjetur një adresë rruge.

“Ka raste telefonatash që janë për të qeshur dhe për të qarë, pasi kërkojnë ndihmë që nuk kanë lidhje aspak me policinë. Një pjesë e qytetarëve e bëjnë për humor, një pjesë tjetër e bëjnë se nuk dinë ku të drejtohen”, thotë Kroi.

Përgjatë 6 viteve ne kete detyre, per oficerin Nuri Binajn telefonata me e çuditshme eshte një rast kur një qytetar i ishte ankuar se nuk e zinte gjumi.

Top Channel