Dhjetëra tonelata mbetje urbane po largohen nga përrenjtë në lagjet e
sipërme të qytetit të Gjirokastrës.Ndotja e shtresëzuar atje prej më
shumë se një dekade ishte kthyer në problem madhor mjedisor.

Inspektoriati Kombëtar Mjedisor ka paralajmëruar se do të gjobisë njësinë vendore nëse mbetjet urbane nuk do të largohen nga shpatet e përrenjve brenda një periudhe disa ditore.

Ndërmarrja komunale në Gjirokastër ka angazhuar të gjithë punëtorët aktivë për pastrimin megjithë mungesën e mjeteve dhe logjistikës për trasport. Banorët duken të kënaqur me ndërhyrjen por ende janë skeptikë nëse do të gjendet mënyra e zhvendosjes së mbeturinave në vijimësi.

Ndërmarrja Komunale ka njoftuar orarin e dhe ditët e grumbullimit të mbeturinave në këto lagje ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve. Në të kundërt drejtori i ndërmarrjes Komunale ka paralajmëruar për gjoba individuale dhe kolektive për banorët që ndotin përrenjtë.

Vlera e gjobës për ndotësit shkon nga 2 mijë në 10 mijë lekë dhe penaliteti pritet të vilet duke penguar marrjen e dokumentave zyrtare në bashki.

Top Channel