Shkodër, sekuestrohen 15 kg heroinë

22/02/2013 23:10

Një shtetas nga Durrësi është arrestuar, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, pasi në automjetin e tij u gjetën 15 kg lëndë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit heroinë.

Sipas policisë, arrestimi i 35-vjeçarit Taulat Shera u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në dalje të pikës së Muriqanit, në autoveturën e tipit Ford, me targë DJ 246 AË, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 15 pako me peshë 8 kg e 132.2 gram, në formë pluhuri, me ngjyrë kafe, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë, në ngarkim të të arrestuarit për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Top Channel