Rihanna publikon fotot e ditëlindjes

22/02/2013 00:00

Rihanna publikoi në Instagram foto të festimit të 25-vjetorit të lindjes së saj ( i mbushi më 20 shkurt), foto personale në të cilat shihet se nuk ka festuar aspak e vetmuar, ashtu sic shkruajtën fillimisht mediat gossip.

Në fotot e publikuara nga këngëtarja nga Barbadosi ajo shihet në shoqërinë e Chris Brown në momentin kur ka fikur 25 qirinjtë. Festa është organizuar në një hotel në Hauai ku çifti ishte zhvendosur së bashku me miqtë më të ngushtë.

Gjatë së mërkurës Rihanna dhe Chris kanë shëtitur në plazhet hauaiane, ndërsa festës në mbrëmje i është bashkuar edhe vëllai i vogël këngëtares, Rorrey.

Top Channel