Moda e re, të braktisësh prindërit

22/02/2013 00:00

Qindra të moshuar jetojnë krejtësisht të vetëm dhe në kushte mjaft të
vështira. Kjo ka bërë që vitet e fundit shtëpitë e të moshuarve të
shihen si zgjidhja më e mirë për ta.

Janë vetëm 500 të moshuar, të cilët mund të qëndrojnë në institucione publike dhe private për të moshuarit, ndërkohë që kërkesat janë rritur nga viti në vit, vendet në këto institucione janë të limituara. Emigracioni, por edhe prishja e familjes bërthamë janë arsyet kryesore që po çojnë në rritjen e këtyre kërkesave.

“Eshtë rritur numri i kërkesave të të moshuarve për t’i sistemuar në shtëpitë e të moshuarve. Një pjesë e të moshuarve të ndodhur keq me probleme, të braktisur nga fëmijët, apo edhe për arsye të ndryshme sociale, në pjesën e fundit të jetës ata kanë nevojë për kujdes suplementar shtesë. Institucionet tona rezidenciale janë për të zgjidhur probleme të nevojës”, thotë Gezim Tushe, shef sektori ne Sherbimin Kombetar Social.

Ekspertet sqarojne se eshte pse kerkesat jane te medha, shteti nuk mund te zevendesoje familjen.Femijet qofte ne emigracion, ose ne Shqiperi nuk mund te braktisin prinderit e tyre, duke iu pershtatur koheve moderne.

“Burimi kryesor i problemeve që kanë të moshuarit sot është familja e tyre biologjike. Shoqërisë shqiptare po i prishet një ekuacion tradicional shumë i mirë i saj. Ai raport i mrekullueshëm që ka qenë midis fëmijëve dhe prindërve të tyre. Këta prindër që sot janë të moshuar janë ata prindër që dje kanë bërë jashtëzakonisht shumë për fëmijët e tyre, për t’i rritur, për t’i shkolluar, për t’i edukuar. Ekuacioni e kërkon që në fund të jetës së tyre, ky kujdes t’ju kthehet nga pinjollët. Edhe ata që janë në emigracion të mendojnë se këtu kanë lënë prindërit, për të cilët duhet të tregojnë pikësëpari kujdes shpirtëror dhe më pas financiar, për t’i ndihmuar ata që të zbusin plagën e pleqërisë së vetmuar”, tha Tushe.

Mbi 1 mije te moshuar marrin trajtime ditore, por kerkesat e tyre jane shume me te medha.Ndaj pushteti vendor duhet te punoje per t’u dhene atyre sa me shume sherbime komunitare, ne menyre qe te lehtesoje dhe permirësoje me teper jeten e tyre.

Top Channel