Korçë, arrestohet një punonjës policie

22/02/2013 23:35

Ndërkohë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në Korçë një punonjës policie, që merrte rryshfet duke shfrytëzuar uniformën.

Fuat Kodra, inspektor zone në Podgorie, mësohet se ka qenë në detyrë ditën e sotme, në momentin kur ai është arrestuar nga SHKB.

Sipas të dhënave, shkak për arrestimin e tij janë bërë informacionet se ai shpërdoronte detyrën dhe influenconte te persona të ndryshëm, për marrjen e informacioneve.

Ka qenë një qytetar nga Devolli, ai i cili ka bërë denoncimin për punonjësin e policisë, i cili i kishte kërkuar një shumë të caktuar lekësh, në këmbim të gjetjes së vendndodhjes së vajzës së tij.

Top Channel