Plotësimet e formularit A1, AKP jep udhezimet

21/02/2013 00:00

Formulari A1 qe do te plotesohet nga nxenesit e gjimnazeve per t’u
regjistruar ne maturen shteterore 2013 eshte drejt perfundimit.

Burime ne Ministrine e Arsimit bejne me dije se ky formular eshte hartuar tashme dhe po punohet per hedhjen e tij ne sistemet kompjuterike. Formulari A1, kete vit, per here te pare, do te plotesohet nga nxenesit e shkollave te mesme ‘online’, ne shkollat ku kryejne mesimin dhe me ndihmen e mesuesve te tyre per te evituar gabime.

Plotesimi i formularit A1 online do behet njesoj net e gjithe rrethet, por qyteteve te tjera u eshte vene me shume kohe ne dispoziocion per ta plotesuar. Te njejtat burime konfirmojne se plotesimi I formularit nga nxenesit do te behet ne faqen zyrtare te Agjencise Kombetare te Provimeve dhe me ndihmen e e-mailit cdo kandidat do te marre kodin personal te aplikimit.

Eshte mjaft e rendesishme per kandidatet qe te bejne nje plotesim te sakte dhe te kuptueshem, pasi ne rast te kundert formulari do te shpallet i pavlefshem dhe kandidateve mund t’u hiqet edhe e drejta per te hyre ne provimet e matures shteterore. Plotesimi i formularit A1 per t’u bere pjese e matures shteterore 2013 do te behet vetem nga nxenesit qe e perfundojne shkollen e mesme kete vit, nderkohe qe  ish maturantet qe e kane perfunduar maturen me shume se nje vit me pare, do te plotesojne formularin A1Z.    

Top Channel