Divorcet shtojnë numrin e jetimëve

21/02/2013 00:00

Rritja drastike e divorceve ka rritur shumë edhe numrin e fëmijëve që
mbeten jashtë kontrollit të prindërve dhe përfundojnë nëpër jetimore.

Drejtoresha e Shërbimit Social Kozeta Mesiti tha se kjo tendencë po krijon probleme të mëdha sociale

“Në institucionet rezidenciale të kujdesit për fëmijë janë komisionuar dhe janë sistemuar 119 fëmijë, 95 në institucione publike dhe 24 fëmijë të tjerë në institucione jopublike. Vitet e fundit fëmijët që sistemohen në institucione janë jetimë socialë, si rezultat i rritjes së numrit të divorceve dhe prishjes së familjeve”, tha Mesiti.

Kostoja per nje femije jetim qe qendron ne Shtepine e Femijes eshte 70 mije eke ne muaj. Perfaqesuesi i UNICEF-it, Detlef Palm tha se nese keta femije do te qendronin ne shtepi, nen kujdestari prinderish dhe keto para t’i shkonin familjeve qe do t’i mbanin, ata do te rriteshin me me shume dashuri dhe kostoja do të ishte më e ulët. Palm theksoi se mbeshtetja e familjes biologjike eshte shume e rendesishme dhe kjo mund te conte dhe ne mbylljen e shtepive te foshnjes per femijet nga 0 deri ne 3 vjeç.

“Një një pjesë e madhe e reformës sociale është transformimi i institucioneve rezidenciale në kujdes të bazuar në komunitet ose në familje. Një fëmijë e ka vendin në familje dhe jo në institucion dhe kjo nuk është gjëja më e mirë për fëmijët. Kostoja mesatare 70 mijë lekë në muaj dhe vetëm për një pjesë të këtyre parave ju mund të gjeni familje që kujdesen për ta dhe t’i japin dashuri. Ne duhet të transformojmë punën tonë sociale. Më kanë thënë që nuk ka shtëpi fëmijësh nën tre vjeç në Kosovë dhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë këtu. Kjo nuk do të thotë që ju do të ngelni pa punë, thjesht do të ndryshojë puna”, tha Palm.

Ne Shqiperi hendeku mes te pasurve dhe te varferve po thellohet dhe kjo po con ne rritjen e femijeve te abuzuar, grave te dhunuara dhe personave qe kane nevoje per ndihmen e punonjesit socialë.

Top Channel