Topalli në Turqi, takon Erdoan

19/02/2013 00:00

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u takua në Ankara me
Kryeministrin e Turqisë Rexhep Taip Erdoan. Sipas njoftimit zyrtar të
Kuvendit, biseda mes dy politikanëve të lartë është fokusuar në rritjen e
bashkëpunimit ekonomik dhe veçanërisht në projektin e gazsjellësit
Transadriatik, që, përmes Turqise kalon në Greqi, Shqipëri dhe përfundon
në Itali.

Turqia eshte pike nevralgjike edhe per gazsjellesin Nabuko, qe nuk perfshin Shqiperine dhe mesa duket, kjo eshte arsyeja, qe Kryetarja e Kuvendit i kerkoi Kryeministrit turk Erdoan mbeshtetjen per projektin e gazsjellesit Trans Adriatik. Sipas Kryetares se Kuvendit ky projekt do te sjelle nje impakt te jashtezakonshem ekonomik jo vetem për Shqiperine, por per te gjithe rajonin.

Njoftimi zyrtar i Kuvendit te Shqiperise nuk ben te ditur qendrimin e Kryeministrit te Turqise, por thote se ai ka mbeshtetur ambicien e perbashket te te dy vendeve per te rritur shkembimet tregtare. Ne vitin 2004 ato ishin 100 milione dollare, ndersa tani llogariten ne mbi 1 miliarde, duke punesuar rreth tre mije shtetas shqiptare.
Kryeministri Erdoan i ka konfirmuar zonjes Topalli synimin e Turqise qe investimet turke ne Shqiperi ta kapercejne kete vlere, pasi, sipas tij, biznesi turk vlereson lehtesimet dhe klimen e favorshme te krijuar ne Shqiperi per investitoret e huaj. Gjate vizites ne Ankara kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u takua edhe kryetarin e Asamblese se Madhe te Turqise, Cemil Çiçek, i cili ka konfirmuar pozicionin se Turqia dhe Shqiperia jane dy partnere strategjike.     

Zonja Topalli vleresoi kontributin e Turqisë në njohjen e shtetit të ri të Kosovës, veçanërisht lobimin e saj me vendet e Organizates Islamike. Sipas Kryetarit te Asamblese se Madhe te Turqise,  Shqipëria është një faktor kyç i paqes në Ballkan  dhe siguroi se dhe marrëdhëniet me Kosovën, Turqia i sheh nën të nëjtin prizëm si marrëdhëniet me Shqipërinë.

Top Channel