Në kërkim të eshtrave greke

18/02/2013 00:00

Kërkimet e autoriteteve greke për eshtrat e ushtarëve të rënë gjate Luftës Italo-Greke të viteve 1940 – 41 do të përqendrohen, siç është bërë e ditur në disa pika të ndryshme të vendit.

Qarqet Gjirokastër dhe Korçë janë deri në këto momente vendet kryesore ku do të përqendrohen këto kërkime, teksa autoritetet e vendit fqinj pretendojnë të shkojnë edhe më tej.

Një histori që ka prodhuar jo pak debat që në nisje e që duket se do të thellohet me tej dita-ditës.

Fshati i thellë Kalivaç, i komunës Trebinjë të Pogradecit, përcaktuar si një ndër pikat ku duhet të germohet është stacioni i parë.

Në fshatin e mpirë nga harresa, mes malesh jetojnë diku 70 familje. Të gatshëm për të folur, ata tregojne atë histori që sipas tyre dikush kërkon ta manipuloje apo ta mbuloje sipas interesave të rastit.

« i morën një herë. Erdhën në kohë të komunizmit, kur ishim me kooperativa. Erdhën kërkuan këtu edhe më brenda, e i morën eshtrat », thotë një i moshuar. Sipas tyre, autoritet greke i kanë tërhequr një herë gjatë kohës së komunizmit eshtrat e ushtareve të vrarë, që siç tregojne ishin varrosur në një zonë që të gjithe, jo vetëm në fshat e njohin. E në keto gërmime, ata thonë se kanë punuar edhe vete banoret e Kalivaçit.

Teksa historia rrjedh mes fjaleve të banoreve e deshmive të tyre, ne udhëtojmë drejt Korçës, një tjetër vendi ku pretendohet të gërmohet.

Por, edhe këtu historianet hedhin poshtë çdo lloj mundësie për të gjetur diçka me shume sesa balte e jo më eshtra ushtaresh të vrarë, pasi në Korçë, siç thonë, nuk ka patur asnjë përballje mes grekeve dhe italianëve.

« Varrezë franceze ka patur, të viteve 1916-19. Varrezë të forcave italiane ka pasur, nga betejat që zhvilloheshin mes partizanëve dhe italianëve, por varrezë greke nuk di që të ketë pasur në qytetin e Korçës », thotë Nedai Thellimi, historian.

Vazhdojmë km me tej ne Moglicë, nje tjeter zone te thelle. Qendrimet e ngjallura nga kujtimet jane kudo te njejta, te qarta e te prera.

« Ku do të gjejnë eshtra grekët këtu », pyet i irrituar një banor. « Asgjë nuk kanë për të gjetur, s’ka se si të gjejnë diçka që s’ekziston. Mbase mund të gjejnë vetëm eshtrat e gjyshërve tanë, se tjetër nuk ka ».

Ne Zerec, nje tjeter fshat i komunes Moglice, ku jane percaktuar te pakten tri zona kërkimi, banoret tregojne se greket kane gerrmuar disa here duke patur gjithmone te njejtin rezultat.

« Faktikisht, ata kanë ardhur përpara 2-3 vitesh dhe nuk kanë gjetur gjë. Ateherë erdhën mbi 2-3 veta, së bashku me një grup punëtorësh që gërmuan dhe nuk gjetën asnjë varrezë », dëshmon Fiqiret Kalari, në Zerec.

I prere eshte edhe qendrimi i kryeplakut te Sovjanit, nje tjeter fshati te klasifikuar si pjese te hartes kerkimore per eshtrat e ushtareve.

« Këtu, përpara dhjetë vitesh janë marrë eshtrat e disa ushtarëve të vrarë », tregon kryetari i komunës, Sotiraq Kotmoloshi. « Erdhën edhe zyrtarë të ambasadës greke dhe i morën, por sot këtu nuk ka më eshtra ».

Ne Peshtan te Tepelenes, fshatin jo larg ures se Dragotit dhe varrezave greke te Kelcyres, banoret denoncojne haptazi ate qe ata e quajne abuzim e grabitje te eshtrave te te pareve te tyre.

« Kanë marrë eshtrat e njerëzve të thjeshtë », denoncon Muharrem Malo. « i kanë shitur për eshtra të grekërve. i kanë marrë të gjitha këto eshttra nga varrezat e fshatit ».

E kote te kerkosh diçka te ndryshme, sepse te gjithe pohojne te njejten gje.

« S’ka, asgjë nuk do të gjejnë pasi këtu nuk ka asgjë », përgjigjet edhe kryeplaku i Peshtanit.

Eshte e veshtire te udhetosh drejt Hormoves se tradites e te mos ndalesh ne lapidarin qe rikujton masakren e trupave greke ne kete fshat.

Por, ndryshe nga sa ka qene dikur, sot ky lapidar ka nje pllakate te re ku eshte hequr fjala greke, duke e lene fajin anonim e duke fshire nje pjese te shkruar te historise.

Tashme kushdo qe do te kaloje do te lexoje thjesht : « Ne kujtim te 217 hormoviteve te masakruar pabesisht nga bandat shoviniste ne mars te vitit 1914 ». Por, kush ishin keto banda shoviniste? Te rinjte apo kalimtaret e panjohur nuk do ta mesonin kurre te pakten ne kete vend.

« Për ushtrinë italiane e dimë që i kanë tërhequr të rënët e tyre, ndërsa për atë greke nuk kemi ndonjë informacion, por vetëm po kanë ndonjë vend sekret ata, pasi ne nuk dimë gjë », shprehet një qytetar i Hormovës.

Vete banoret nuk e kane harruar ate qe ka ndodhur e megjithate nuk jane te shtyrë nga krahet e ekstremizmit, por thjesht te historise siç thone, mbi te cilen mbeshtesin njeri pas tjetrit pohimet e tyre.

Sheh Hysen Ali Hormova, një klerik bektashi, të thotë brenda teqesë së tij se : « Nëse u zhvillua një luftim midis Greqisë dhe Italisë në këtë zonë, të parët tanë dhe ne vetë do ta kishim parë dhe dëshmuar. Ushtritë në atë kohë erdhën dhe kaluan në Hormovë, por këtu nuk u bë asnjë betejë dhe nuk u regjistrua asnjë i vrarë »..

Nga ana e tij, Agim Ziflaj, kryeplau i Hormovës, premton se nuk do të lejojë që të kryhen gërmime në fshatin e tij.

Udhetimi perfundon ne Dropull, ne ate vend te njohur si zone ku zyrtarisht jeton minoriteti grek ne Shqiperi.

« Grekët këtu nuk do të gjejnë asgjë. Nuk ka asnjë të rënë grek », pranon një fshatar i Dropullit.

Drojtja disa i ben jo pak te shmangen, ndersa te tjere nuk kane frike te thone mendimin e tyre, aq me teper kur kanë moshën e Mihalit, 90 vjet shkuar.

« Ushtarë kanë ardhur, është e vërtetë, por nuk pati të vdekur », kujton Mihal Mandi, banor i Peshkëpisë së Poshtme. « Unë atëherë kam qenë pothuajse i rritur dhe do të kisha dëgjuar për të vdekur nëse do të kishte pasur ».

Eshte e veshtire te kerkosh dicka te ndryshme, sepse asgje te ndryshme nuk do te gjesh. Kudo jane te njejtat te verteta, te verteta qe nuk bartin asgje tjeter pas vetes, as emocione, as manipulime, as tone ekstreme sepse ato nuk jane as me pak e as me shume se thjeshtesisht te vertetat e jetuara nga banoret e ketyre e zonave, te verteta që sigurisht vlejne shume me shume se te tjerat.

Top Channel