Asnjë nga 125 emrat e dërguar nga Egjipti për t’u verifikuar nga
Prokuroria shqiptare nëse kanë apo jo pasuri, aksione, ose obligacione
nuk rezulton të ketë investuar në Shqipëri.

Një burim i Top Channel pohoi se në këtë mënyrë është mbyllur procesi i verifikimit për llogari të Prokurorisë egjiptiane dhe rezulton se te gjitha bankat, Agjensitë e Transfertave Bankare, Zyra e Regjistrimit të Transfertave Bankare, Zyra e Regjistrimit te Pasurive, Tatim- Taksat dhe Drejtoria e Sherbimit te Transportit Rrugor ne perfundim te inventarizmit te emrave, ku kryeson ish-presidenti Hysni Mubarak i kane kthyer pergjigjje negative organit te hetimit.

Pas nje vendimi te Gjykates Penale per ekzekutim leterporosie, prokuroret verifikuan gjate ketyre muajve per pasuri te mundshme te investuara ne Shqiperi nga ish-presidenti Hosni Mubarak, bashkeshortja e tij, djemte apo edhe rrethi i ngushte i ish-zyrtarit te larte egjiptian.

Pas kesaj pergjigje vendimi i Gjykates Penale te Tiranes qe kerkon ngrirje te menjehershme te ketyre pasurive ne rast se konstatoheshin te tilla bie poshte dhe duke e vene Prokurorine ne pozitat per t’ju pergjigjur leterporosise se Prokurorit te Përgjithshëm egjiptian qe e nxjerr Shqiperine nga lista e vendeve, ku te mund te ishin transferuar llogarite e supozuara. Ne listen qe u verifikuan në Shqipëri eshte edhe emri i ish-ministrit te Financave, ish-ministrit te Brendshem, ish-ministri i Tregtise dhe Industrisë dhe personave te bashkelidhur me ta.

Top Channel