Inaugurohet Qendra e të Dhënave Qeveritare

18/02/2013 00:00

Për inaugurimin e Qendrës së të Dhënave Qeveritare, Kryeministri Sali
Berisha nuk kishte nevojë as për shirit dhe as për gërshërë.

Me klikimin e një ikone në kompjuter ai vuri në përdorim një sistem gjigant elektronik, që përmban dhe kontrollon cdo informacion elektronik nga disa dhjetera agjensi qeveritare.  

Fjalori i teknologjise se informacionit eshte i veshtire per t’u kuptuar, por ndikimi direkt i kesaj qendre lidhet me uljen e shpenzimeve publike per investime dhe mirembajtjes se infrastruktures se teknologjise se informacionit ne administrate, pasi e perqendron kete sherbim ne nje qender te vetme.  

“Po të bëni neurofizioligji do të shihni skema të ngjashme të trafikut të impulseve në tru, ndaj edhe kjo në njëfarë mënyre përbën dhe  trurin dixhital të Qeverisë dhe të qeverisjes, të shtetit në tërësi”, tha Berisha.

Qendra e te Dhenave Qeveritare gjithashtu garanton kushtet maksimale te sigurise dhe cilesise se informacionit, si dhe, nepermjet asaj qe quhet reja elektronike qeveritare, lehtesohet aksesi dhe nderveprimi i menjehershem mes insitucioneve dhe agjensive shteterore. Si rregull, kjo redukton kostot, rrit eficencen e sherbimeve te Qeverise ndaj qytetareve dhe rrit transparencen, duke ulur mundesite per korrupsionin e zyrtareve.

Sistemi, gjithashtu, tregon pershembull edhe tentativat per nderhyrje nga jashte dhe deri tani, sipas Kryeministrit Berisha kane deshtuar te gjitha tentativat e hakersave per nderhyrje ne sistemet elektronike qeveritare.

Kryeministri Berisha e konsideron Qendren e te Dhenave Qeveritare nje hap madhor ne projektin e Shqiperise dixhitale dhe premtoi se Qeveria se shpejti do te marre vendime qe ofrojne sherbimin elektronik nepermjet telefonave celulare.

“Horizonti i ardhshëm do të jetë M-Albania, Shqipëria Mobile. Do të bëjmë gjithcka që qytetarët shqiptarë nga telefoni i tyre celular, të mund të marrin të gjitha të dhënat dhe shërbimet e këtij shteti”, tha Berisha.

Ne baze te funksionimit te sherbimeve elektronike qendron interneti dhe sipas kryeministrit Berisha, per shkak te venies ne funksionim te fibrave optike, çmimi i internetit i ofruar nga kompanite celulare pritet te bjere ndjeshem.

Zhvillimi dixhital, PS: Të fundit në rajon

Pas deklaratave të Kryeministrit, Partia Socialiste deklaroi se Shqiperia eshte vendi i fundit ne rajon per zhvillimin dixhital. Sipas selise roze, Kryeministri Berisha eshte nje shites i produkteve qe nuk ekzistojne.

“Shqipëria dixhitale është superfuqi rajonale, tha sot Kryeministri ynë, i cili fatkeqësisht ngjan përditë e më shumë si shitës produktesh që nuk ekzistojnë. Shqipëria në fakt është vendi i fundit në rajon, sipas Bashkimi Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, organizmi më serioz në botë që vlerëson arritjet dixhitale. Ecuria e Shqipërisë dixhitale për ne nuk matet me sa ‘like’ merr në Facebook Kryeministri, por me sa fëmijë dhe prindër të varfër kapërcejnë pengesat ekonomike dhe gjeografike në rrugën drejt shkollës apo spitalit, sa qytetarë e marrin në afatet ligjore përgjigjen që kërkojnë në cdo zyrë të shtetit, nocione që për Kryeministrin dhe Qeverinë e tij të rrënimit të vazhdueshëm janë absolutisht të pakuptueshme”, tha Milena Harito.

Top Channel