Ligji për Armët vazhdon të prodhojë debate në Komisionin e Sigurisë.
Socialistet kanë shprehur rezerva për nenin se si klasifikohen armët në
Shqipëri. Ata duan qe çdo armë e re që do të përdoret dhe do të futet në
Shqipëri të përcaktohet nga Parlamenti dhe jo nga Qeveria.

Në ligjin aktual Qeveria mund të blejë armë të teknologjisë së fundit, edhe pa miratimin e Parlamentit.

“Ju thoni: ‘Armë të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave’. Druaj se mos të klasifikohen si të tilla, çadrat pistoletë dhe thikat me helm, të cilat kryeministrit iu fanepsën më 21 janar”, tha deputeti Pirro Lutaj

Ndersa neni i armatosjes se politikaneve vazhdon te jete ngerçi per te patur nje ligj konsesual.

“Politikanët, duke përfshirë dhe shoferët e tyre nuk kanë pse të armatosen. Legjislacioni shqiptar krijon siguri për personat që janë të rrezikuar seriozisht dhe kjo provohet fare mirë. Ka një kallëzim, janë organet shtetërore, është Prokuroria, vihen masat mbrojtëse dhe personalitetet që nga Këshilli i Ministrave, deputetë të tjera, e të tjera. Dhe aq më tepër absurdi është të imagjinoni një anëtar të Gjykatës Kushtetuese me pistoletë”, tha deputeti socialist Arben Isaraj.

Deputetet e maxhorances nuk u perfshine ne kete debat ne Komisionin e Sigurise, ndersa Ligji per Armet duhet te diskutohej edhe ne Komisionin e Integrimit, por Ministria e Brendshme nuk eshte paraqitur.

Kreu i ketij Komisioni Ditmir Bushati, duke nisur nje leter ankese ndaj Ministrit te Brendshëm, shprehet i shqetesuar per mosvleresimin qe i behet ketij Komisioni.

“Nuk do të doja që të vazhdoja dhe të bëja një diskutim politik për këtë çështje, por vlerësimi dhe respekti ndaj Parlamentit në përgjithësi dhe ndaj Komisionit të Integrimit Europian në veçanti është dëshmia më e qartë se sa seriozisht e ka Qeveria procesin e integrimit europian, kur përbetohet me fjalë”, tha Bushati.

Top Channel