Pas publikimit në rubrikën e përjavshme ‘Shqipëria Tjetër’ të realitetit
të familjes Cora në Gllavë të Tepelenës qytetarë të ndryshëm kanë
reaguar duke dhënë ndihma në mbështetje të tyre.

Femijet dhe mesuesit e shkolles private “Rreze Drite” ne Tirane kane dhene rroba e ushqime, biznesmeni Pal Doçi po ashtu ka ofruar nje sasi te konsiderueshme ushqimesh, por edhe qytetari Enis Derguti qe ka derguar nje shume te hollash per kete familje.

Zyber Corra, qe eshte kryefamiljari ka bere me shume se 18 vjet burg ne kohen e komunizmit, por edhe ne 22 vjet demokraci asgje nuk ka ndryshuar. Ai, bashkeshortja dhe tre femijet e tij jetojne mes skamjes dhe veshtiresive te shumta te cilave deri me sot nuk i ishte pergjigjur asnje njeri. Nderkohe qe qytetare te tjere kane premtuar mbeshtetje per kete familje .

Top Channel