Ndërtesa më e lartë në botë, në Karaçi

16/02/2013 00:00

Një ndërtues pakistanez dhe një manjat ndërtimesh nga Abu Dhabi vendosën të bashkëpunojnë për ndërtimin e strukturës më të lartë në botë që do të jetë në Karaçi të Pakistanit.

Ndërtimi i qiellgërvishtësit do të kushtojë miliona dollarë, ndërkohë që i gjithë projekti i bashkëpunimit mes dy pasanikëve shkon përtej 45 miliard dollarëve, një pjesë e të cilave do të investohen edhe në Emiratin Arab.

Struktura më e lartë është ende në fazë projekti. Në përfundim ajo do të zbresë nga froni kullën Burj Khalifa të Duabit si ndërtesa më e lartë në botë.

Burj Khalifa është e lartë 828 metra dhe ndërtimi i saj përfundoi në vitin 2010.

Top Channel