Fushë-Krujë, gjendet pa jetë në një kanal i moshuari

16/02/2013 00:00

Një i moshuar nga Fushë Kruja, që rezultonte i zhdukur prej 5 ditësh,
është gjetur i pajetë ditën e sotme. Trupi i pajetë i 86-vjeçarit
Xhemali Bazja është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë këqyrur trupin e viktimës, nga ku rezulton se nuk ka shenja dhune.

Trupi i të moshuarit është dërguar në morg ku do t`i nënshtrohet edhe ekspertizës për të vërtetuar shkaqet e vdekjes së tij.

86-vjeçari Xhemali Bazja ishte larguar përpara 5 ditësh nga banesa e tij në Fushë Krujë dhe vetëm mëngjesin e sotëm ai u gjet i vdekur në një kanal në rrethana ende të panjohura.

Top Channel