Panariti pret ambasadorët e Italisë dhe Greqisë

15/02/2013 00:00

Ministri i Jashtëm Edmond Panariti zhvilloi të premten një takim me
ambasadorët e Italisë dhe Greqisë, Massimo Gaiani dhe Leonidas Rokanas.

Gjatë takimit u përshëndet nënshkrimi i marrëveshjes ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit “Trans Adriatic Pipeline”, duke e vlerësuar këtë arritje si rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer mes qeverive të të tre vendeve.

Bashkëbiseduesit evidentuan rëndësinë strategjike dhe ekonomike të këtij projekti madhor, jo vetëm për tre vendet, por për gjithë rajonin tonë dhe vetë sigurinë energjetike të Evropës.

Ministri Panariti, bën të ditur njoftimi për media i Ministrisë së Jashtme theksoi rëndësinë e përpunimit të një agjende të përbashkët, mes tre vendeve, për çuarjen përpara të projektit TAP, i cili do të jetë një urë e rëndësishme që do të lidhë më shumë Shqipërinë me dy vende anëtare të BE-së, Greqinë dhe Italinë.
 

Top Channel