Pasuesi, favoriti kryesor kardinali Turkson

14/02/2013 00:00

Përpara se Papa të merrte vendimin e doreheqjes, flitej për zgjedhjen e të parit papë nga Afrika apo Amerika Latine.

Kardinali Peter Koduo Apiah Turkson nga Gana, një prej emrave më të përfolur për të qene pasuesi i Benediktit të XVI tha se “etniciteti dhe raca nuk duhet të luajnë asnjë rol në zgjedhjen e Papës”.

Shumica e katolikeve jetojne ne kontinentin amerikan, ndersa Kisha po zgjerohet në Afrikë. Ne Europë, ndikimi i saj po zbehet, pas skandaleve seksuale, shtimit te laicizmit apo mungeses se vullnetit per te ndryshuar me kohen. “Kjo nuk është një çështje e Kombeve të Bashkuara- tha ai -kjo nuk është as çështje e Bashkimit  Afrikan. As nje çështje politike, as kontinentale e kështu me radhë. Kjo është esencialisht çështje e Kishës Katolike”.

Kardinali i Ganës, Peter Turkson, president i Këshillit Papal të Vatikanit për Drejtësinë dhe Paqen thotë se nëse afrikanët  duan të kenë një papë nga kontinenti i tyre, e rendesishme eshte që vemendja të përqendrohet se cili është personi më i përshtatshëm, për t’i udhehequr ne Vatikan. Kardinali Turkson  u bëri thirrje pasuesve të tij afrikanë të luten që Kisha të gjejë udhëheqësin e saj më të mirë, i cili t’u përgjigjet nevojave të komunitetit katolik në Afrikë dhe në pjesën tjetër të botës. Nëse zgjidhet, ai do të jetë papa i parë jo europian, që do të udhëheqë 1,2 miliardë katolikët në gjithë botën.

Top Channel