Unioni i Gjyqtarëve Shqiptarë në një deklaratë të vetin u shpreh se,
vendimet e gjykatave mund të jetë objekt analizë objektive, profesionale
dhe të paanshme, vetëm kur përfundon shqyrtimi i tyre në të gjitha
shkallët e gjykimit, dhe jo më parë.

Duke u nisur nga akuzat e fundit qe i jane bere pas dy vendimeve per ceshtjen e gerdecit dhe ate te 21 janarit, ky union ka deklaruar se, “ky proces zevendesohet, fatalisht dhe ne menyre populiste, ne nje fushate denigrimi dhe perbaltje”, dhe sipas tij “kjo rrezikon të shkatërrojë në mënyrë të pakthyeshme shanset per ndertimin e besimit te publikut tek drejtesia, pa te cilin aspirata per ndertimin e konsolidimin e shtetit te se drejtes do te ishte iluzion”.

Unioni e mbyll deklaraten, se, kjo do te delegjitimonte punen e veshtire te gjyqtareve, te cilet çdo dite e me teper po perballen me dhunen fizike e verbale te frymezuar nga kjo klime.

Top Channel