AK: Berisha-Samaras pazar eshtrash në pazarin e Korçës

14/02/2013 00:00

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar në qytetin e Korçës një protestë kundër kërkimeve për eshtra të ushtarëve grek.

Kuqezinjtë kanë akuzuar se kërkimet rrjedhin nga marrëveshja e fshehtë e qeverisë shqiptare dhe atë greke. Përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi, Altin Dauti, dënoi me forcë marrëveshjet e fshehta të Sali Berishës me qeverinë e Athinës për kërkime të eshtrave të ushtarëve greke.

“28.000 dëshmorët janë shqiptarë dhe jo grekë. Berisha-Samaras pazar eshtrash në pazarin e Korçës. Po kërkohen eshtra të një lufte imagjinare. Kërkohen eshtra nga marrëveshjet e fshehta të shtetasit. Të bëhet publike marrëveshja e Berishës me Athinën. Berisha nuk rresht së shituri identitetin kombëtar. Çdo kërkim që buron nga marrëveshjet e fshehta do të përballet me kuqezinjtë. Financuesit shqiptarë të Agimit të Artë të arrestohen. Vangjel Dule dhe Spiro Ksera aktivistë të qarqeve antishqiptarë. Koalicioni i tradhtarëve do të marrë ndëshkimin e duhur”, tha Dauti.

Top Channel