Zgjedhja e anëtarëve të AMA-s, ende s’ka konsensus

13/02/2013 00:00

Konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për formulën e përzgjedhjes së
anëtarit të shtatë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të
Këshillit të Radiotelevizionit Shqiptar ende nuk është arritur.

Ndersa relatori i mazhorances Mark Marku ne Komisionin e Medias kerkon qe zgjedhja te behet me shumice te thjeshte, opozita e kerkon me shumice te cilesuar.

Mark Marku: Nuk kemi propozuar asnjë variant tjetër përveçse nje varianti që e kanë të gjitha shtetet anëtare të BE-së, është një variant ku në pjesën më të madhe të rasteve autoritetet rregullatore zgjidhen nëpërmjet dhomave, qoftë Senatit, qoftë deputetëve në Parlament që janë më dy dhoma dhe ka raste kur zgjidhen edhe nga qeveritë, pra në njëfarë mënyrë ne kemi variantin më garantues të mundshëm.

Valentina Leskaj: Arsyeja që ne, dhe që është mbështetur edhe nga ekspertja ndërkombëtare dhe partnerët ndërkombëtarë, kemi propozuar që të vijmë tek një variant që mundëson konsensusin, ka të bëjë me faktin që një ligj, i cili garanton konsensusin pa dyshim bëhet më i qëndrueshëm, na jep garancinë për një institucion të pavarur, sepse në fund të fundit propozimi që kemi bërë ne që të miratohet me shumicë të cilësuar, pra të miratohet me konsensus dhe nëqoftëse nuk arrihet konsensusi të miratohet me shumicë të cilësuar, kjo nuk ka të bëjë as me opozitën, as me maxhorancën”, tha Leskaj.

Mark Marku: Nuk mundet që autoruitei rregullator të ketë shumicë të cilësuar, në një kohë kur Presidenti i Repyblikës, prokurori i republikës, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk zgjidhen me shumicë të cilësuar. AMA nuk është një institucion më garant sesa këto instituicione.

Valentina Leskaj: Një shumicë e thjeshtë sigurisht që nuk e bën më autonom se sa një shumicë e cilësuar”.

Relatori i opozites, Alfred Dalipi tha se po kerkohet nderhyrja e nderkombetareve te cilet kane asistuar ne hartimin e projektligjit per mediat audiovizive.Opozita mbeshtet variantin e hartuar prej tyre, ku nese anetari i shtate nuk zgjidhet me konsesus te zgjidhet me short. Nderkaq Kryetarja e Komisionit te Medias dhe Arsimit, Valentina Leskaj tha se do te kerkohet prezenca e Ministrit te Kultures per te gjitha demtimet dhe vjedhjet qe jane bere gjate kesaj periudhe ne monumentet e kultures.

Top Channel