Meta: Miratimi i tre ligjeve, prioritet

13/02/2013 00:00

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi në një
konferencë të shkurtër për media se prioritet për të gjitha partitë
duhet të jetë miratimi i 3 ligjeve.

Lideri i LSI-së nuk dha asnjë të dhënë se me cilën forcë politike do të jetë në koalicion parazgjedhor.

Meta vlerësoi marrëveshjen për gazjsjellësin TAP, duke theksuar se Shqipëria shihet nga kompanite prestigjioze si vend me stabilitet.

Top Channel