Batuta e hidhur e Hollande për Papën

12/02/2013 00:00

Presidenti francez, Francois Hollande iu bashkua morisë së udhëheqësve botërorë që komentuan vendimin e beftë të Papa Benediktit të XVI për t’u tërhequr nga Papati në fund të këtij muaji.

Por Hollande u vu në qendër të kritikave për shkak të një komenti që shumë francezë e cilësuan të tepruar.

Le të merret Kisha Katolike me organizimin e gjithë procesit për pasardhësin e Benediktit të XVI, tha Hollande duke shtuar më pas me buzëqeshje komentin: Ne nuk prezantojmë asnjë kandidat për këtë post.

Pikërisht fjalia e fundit ka vendosur në qendër të kritikave kreun e Elizesë. Shumë francezë e cilësuan të tepruar, ndërsa i pari që u distancua nga ky koment ishte Ministri i Brendshëm francez, Claude Gueant.

“Më vjen keq për batutën aspak të gjetur të presidentit Hollande. Ajo nuk është në favor të asnjë besimi fetar në përgjithësi e jo më në favor të besimit katolik në vecanti”, tha ministri Gueant.

Papa Benedikti XVI lajmëroi ditën e hënë tërheqjen e tij nga kreu i Selisë së Shenjtë me argumentimin e lodhjes dhe për shkak të moshës.

Top Channel