Berisha: Rishikim shpenzimeve; reagon PS

11/02/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha, i cili flet për një fitore të sigurt në
zgjedhjet e 23 qershorit, ka paralajmëruar rishikimin e shpenzimeve në
buxhet, në mënyrë që të përballohet fatura e disa lehtësive fiskale, që
Qeveria pritet të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve. 

Me heret Kryeministri ka paralajmeruar heqjen e TVSH-së për çdo pajisje dhe makineri të importuar për bujqësinë, heqjen e TVSH-së për makineritë e importuara që përdoren në industri, heqjen e tatimit mbi te ardhurat per pagat deri ne 30 mije leke dhe disa lehtesi te tjera fiskale, qe sipas kryeministrit ne vija te trasha kapin faturen e 170 milione eurove ne buxhet.

“Sigurisht qe do te kete nje qendrim te ri ndaj shpenzimeve dhe kur them ndaj shpenzimeve, nuk nenkuptoj asnjehere rrogave dhe pensioneve. Jo. Ato do te rriten, eshte politika jone konstante, por shpenzime te tjera edhe mund te vije rasti te rishqyrtohen. Nuk ka investim me te sigurt per te ardhmen se sa investimi per shkollimin dhe punesimin e te rinjve te Shqiperise”, tha Berisha.

Nje nga reformat e reja fiskale te propozuara nga Kryeministri Berisha eshte heqja e çdo lloj detyrimi tatimor per bizneset qe punesojne te rinjte, nje vendim, qe bashke me te tjeret e prishem, Kryeministri Berisha e cileson si nje nga reformat me te rendesishme te tregut te punes. 

“Ne do te vazhdojme me reformat qe te pergatisim te gjithe lenden, plazmen e mandatit te ardhshem. Mandati i ardhshem kërkon qe Shqiperia te ngjitet me lart ne rritjen ekonomike te saj, kerkon qe prodhimi dhe punesimi te jene dy objektivat me madhore te kesaj Qeverie. Mandati i ardhshem kërkon qe reformat te ndikojne pozitivisht ne te ardhurat e çdo qytetari”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha ironizoi kreun e Partise Socialiste Edi Rama, i cili thote se disa nisma te Qeverise po kopjohen nga programi i opozites. 

“Rama ankohet se me kopjuan programin. Po ai s’ka prgram. Nje here thote me vodhen komisioneret, pastaj aleatet. I eshte krijuar nje sindrome obsesiv, por 23 qershori do ta ftilloje.Prape ka skenarin e 2009, prape Blushi do filloje levizjen ‘mos i fol shoferit’”, tha Berisha.

PS: Berisha vijon me gënjeshtrat

Deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, opozita nëpërmjet zonjës Milena Harito i quajti si vijim të gënjeshtrave 8-vjeçare të kreut të qeverisë.

“Kryeministri Berisha thotë se u ka rritur rrogën mësuesve dhe infermierëve, por e vërteta është se prej taksës së sheshtë infermierët dhe mësuesit sot paguajnë më shumë taksa dhe u ngelen më pak para për të shpenzuar. Prandaj ne do të vendosim taksën e ndershme, që do lehtësojë 95% të shqiptarëve dhe do të shtojë fuqinë blerëse në vend”, deklaroi Harito.

“Berisha thotë se arsimi ka ecur përpara ndërkohë që raporti i USAID tregon se niveli i analfabetizmit në Shqipëri ka shkuar plot 15%, ndërkohë që në testimin ndërkombëtar Pisa, nxënësit shqiptarë fatkeqësisht renditen më poshtë se bashkëmoshatarët e tyre në Europë. Prandaj ne kemi një program të ri që do e rilindë arsimin dhe do të nxisë punësimin e rinisë”, vijoi përfaqësuesja e PS.

Ajo akuzoi kryeministrin se vazhdon të kopjojë programin e Partisë Socialiste për një Rilindje Shqiptare. “Sot radhën e kishte bujqësia për t’u kopjuar rresht për rresht. Mirë bën që e kopjon programin dhe do bënte edhe më mirë nëse do kopjonte edhe nismat tona për shëndetësinë, arsimin, biznesin, krimin dhe korrupsionin. Por pyetja për zotin kryeministër është: ku ka qenë këto 8 vitet e fundit? Pse plot 8 vjet nuk ka bërë asgjë përveç se të rrënojë shqiptarët e Shqipërinë dhe vetëm tani para fushate kujtohet të kopjojë programin tonë?”, nënvizoi Harito.

Nga selia rozë, Harito i dërgoi një ftësë kryeministrit Berisha për të marrë pjesë të shtunën në një aktivitet të posaçëm të PS për programin Për një Rilidndje Shqiptare.

Top Channel