Berisha dhe Basha sulmojne Ramën

11/02/2013 00:00

Tirana mbush sot plot 93 vjet që nga shpallja e saj kryeqytet i
Shqipërisë dhe i shqiptarëve.Me këtë rast historianë të njohur kanë
risjellë edhe një herë para familjeve autoktone tiranase faktin e
shpalljes së Tiranës kryeqytet dhe kur Qeveria e dalë nga Kongresi i
Lushnjës u drejtua për në Tiranë për ta zhvilluar mbledhjen e saj të
parë në godinën ku sot ndodhet Akademia e Shkencave.

Duke folur ne nderim te kesaj dite te shenuar, kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha nuk ka lene menjane akuzat per paraardhesin e tij ne krye te Bashkise se Tiranes, i cili sipas tij e ka keqperdorur, politikisht dhe financiarisht qytetin.

“Tirana është në krye të integrimit europian të vendit, por kjo nuk mund të funksiononte nëse Bashkia dhe administrata e saj ishte e shurdhët para zerit te qytetarëve të saj dhe kërkesave të tyre, nuk mund të funksiononte nëse Bashkia dhe administrata përdoreshin për katapultë politike apo lulëzim financiar të një grupimi, prandaj ne kemi ndryshuar mënyrën se si qeveriset qyteti. Tirana ka për herë të parë një plan te zhvillimit urban, nje kushtetutë urbane që garanton respektimin e pamohueshëm të së drejtës së pronës, që garanton transparencë dhe nuk lejon arbitraritet në kurriz të askujt. Tani qyteti nuk fillon dhe mbaron në qendër. Tirana do të vazhdojë të ketë standarde europiane në cdo cep të saj, cka ne po dëshmojmë cdo ditë me investimet tona”, u shpreh Basha.

Kryeministri i vendit Sali Berisha, i pranishem ne ceremonine e organizuar per 93-vjetorin e Tiranes kryeqytet ka vijuar akuzat ndaj ish kryetarit te Bashkise per mosmirenohje ndaj qytetareve me pengimin qe po i ben integrimit te vendit.

“Njeriu që qeverisi Tiranën për 11 vjet, si shpërblim për votën e qytetarëve të këtij qyteti të mrekullueshëm, u mbyll derën e integrimit, e lë Tiranën në mënyrë më të paimagjinueshme jashtë listës, jashtë familjes së kryeqyteteve të vendeve anëtare dhe vendeve me status të familjes europiane. E bën këtë jashtë çdolloj sensi mirënjohjeje për këta qytetarë”, tha Berisha.

Kryeministri Sali Berisha u shpreh i bindur se këto pengesa marrin fund ne 23 qershor.

“Në 23 qershor, në mençurinë e tyre qytetarët e Tiranës do të votojnë për 93-vjetorin si kryeqytet, por do të votojnë dhe për qindra vite të ardhshme si lokomotivë e këtij kombi drejt zhvillimit dhe Europës”, u shpreh Berisha.

Rama i përgjigjet akuzave  

Kreu i opozitës Edi Rama duke përdorur ironi u ka dhënë përgjigje deklarimeve të kryeministrit Berisha dhe kryebashkiakut Basha, të bëra në ceremoninë e 93 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet. “Jam dakord me Saliun, pas 23 qershorit Tirana do njohe nje hov te ri zhvillimi! Ne do risjellim fuqine transformuese te fillimviteve 2000” thotë Rama në postimin e parë.

Më tej kryetari i opozitës premton se “Qeveria qe do dale nga vota per nje Rilindje Shqiptare do beje per Tiranën,  gjithcka që u pengua nga pushteti i votave te vjedhura te 2009 e 2011”. Në një tjetër mesazh Rama e përshkruan Tiranën si  lokomotivën e fitores se Rilindjes ndaj Rrenimit, Rendit Ligjor, ndaj Krimit e Abuzimit, Barazise se Mundesive ndaj Padrejtesise.

Top Channel