“21 janari, duam proces të besueshëm”

10/02/2013 15:00

Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle, në një interevistë telefonike për “Top-Channel” rithekston pozicionin e Komisionit Europian pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për 21 janarin.

Fillimisht, ai përgjigjet pyetjes nëse ky vendim ishte në përputhje me kërkesat e vazhdueshme të Komisionit për për një proces të drejtë e të ndershëm.

”Komisioni europian ka ndjekur me vëndje procesin e 21 janarit pas atij zhvillimi tragjik. Dua të rikujtoj se në progres raportin tonë të fundit, për Shqipërinë në Tetor ne kemi bërë thirrje për përfundimit e procesit përmes një procesi të besueshëm. Kjo tregon sa nga afër ne jemi duke e ndjekur këtë rast që dëshmon sa me rëndësi është për ne se si sistemi i drejtësisë është duke funksionuar përfshi këtu edhe zbatimin e shtetin ligjor. Kjo natyrisht është një cështje me rëndësi. Kemi mësuar se vendimi së enjtes është subjekt i një apelimi. Prandaj është e udhës të ndalohet çdo polarizim i kësaj çështje”, deklaroi Stano.

Komisioni ka ndjekur me vëmendje çështjet gjyqësore si shpërthimi Gërdecit, gjyqi Meta-Prifti, atë të 21 janarit dhe cështje të ngjashme. Përballë thirrjeve për procese gjyqësore të pavaruara, shtet ligjor dhe demokraci funksionale, çfarë reflektojnë të tilla raste tek Komisioni që është duke vlerësuar procest integruese të Shqipërisë?

”Zbatimi shtetit ligjor është një prej pricipeve themelore të Bashkimit Europian përfshi këtu edhe zgjerimin ku janë përfshirë disa vënde . Pa dashur të komentoj çështje specifike, siç ju përmendët, dua të përsëris në emër të Komisionit Europian se kemi kërkuar që sistemi drejtësisë duhet të jetë i lirë, i  pavarur dhe  llogaridhënës, që siguron gjykime të drejta. Kjo është e domosdorshme për qytetarët shqiptarë pasi është një element parësor i shtetit ligjor. Kjo është ajo çfarë duhet të bëjë çdo vend që aspiron BE-n”, shtoi Stano.

Nëse apeli do të lërë në fuqi po të njëjtin vendim cilat do të jenë pasojat e një veprimi të tillë, në një kohë kur BE kërkon standarte nga sistemi drejtësisë shqiptare?

”Ne nuk spekullojmë me skenarë të natyrës nëse do të ndodhë apo çdo të ndodhë nëse. Siç e thekosova ne e kemi mbajtur shënim vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës dhe është subjekt i një apeli që do të thotë se procesi do të vijojë pra s’ka përfunduar 100%. Se si funksion drejtësia dhe shteti ligjor janë të rëndësishme për ne. Siç e kemi thënë në progres-raport, ne shpresojmë që për 21 janarin të zhvillohet një process me kredibilitet. Kjo është ajo që presim të ndodhë”, shtoi Stano, zëdhënësi i komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fules.

Top Channel