Tiranë, protestë para Gjykatës

09/02/2013 00:00

Dhjetëra qytetarë protestuan para Gjykatës së Tiranës kundër vendimit që
shpalli të pafajshëm të akuzuarit e ngjarjes së 21 janarit.

Ata shprehën shqetësimin e tyre për atë që e quajtën abuzim të pushtetit me gjykatat e që nuk është gjë tjetër, vec simboli i diktaturës.

“Nën dikatitin e pushtetit, gjykata, në kundërshtim me krejt faktet dhe me viktimat e vrara, i tha publikut, i tha shqiptarëve, i tha botës: Ata meritonin të vriteshin! Jemi këtu për të protestuar sepse pavarësia e gjyqsorit është thelbi i një sistemi me liri, kurse përdorimi, abuzimi nga pushtetet me gjykatat është thelbi i diktaturave që kërcënojnë, por edhe i diktaturës që përjetuan për 40 vjet shqiptarët”, u shpreh analisti Andrea Stefani.

“Këtu nuk është më çështje drejtësie gjyqsore, por është çështje drejtësie njerëzore. Ne të gjithë e kemi parë se çfarë ka ndodhur në Gërdec dhe në 21 janar. Ne të gjithe kemi detyrën morale si qytetarë që të reagojmë për atë çfarë po ndodh në shoqërinë tonë”, tha Elton Kacidhja, përfaqësues i lëvizjes Mjaft.

Të pranishmit në protestë ftuan edhe qytetarë të tjerë, pa dallim bindjesh politike që të bashkohen për të cliruar drejtësinë shqiptare, sic shprehen ata, nga pushteti autokratik. Për të shprehur këtë në mënyrë simbolike, protestuesit mbanin në dorë një pankartë, në të cilën portreti i Kryeministrit Berisha mban të lidhur në litarë ish-Shefin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe oficerin Agim Llupo nga njëra anë dhe gjyqtarët Besnik Hoxha, Ardiana Bera dhe Arjana Caco ne anen tjetër. Ishin keta gjykates qe shpallen te pafajshem te akuzuarit për vrasjen e Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedes, pasi sipas tyre Prokuroria nuk mundi te provoje akuzat e vrasjes me dashje, ndersa Garda mesditën e 21 janarit, sipas Gjykatës ka kryer mbrojtjen e institucioneve.  

Top Channel