Spahiu: Tirana menaxhohet shumë keq

09/02/2013 00:00

Gjatë një takimi me familje autoktone të kryeqytetit, kryetari i
Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu deklaroi se Tirana është qyteti që
paguan më shumë taksa, por që menaxhohet më keq se qytetet e tjera.

Duke folur mbi zhvillimet në Tiranë dhe vizionin e Aleancës KuqeZi për kryeqytetin, zoti Spahiu tha se në 23 vite, dy partitë e mëdha e kanë shndërruar kryeqytetin e Shqipërisë në ‘Kabulin’ e Evropës. Në fjalën e tij, krahas problemeve të infrastrukturës dhe urbanizimit, zoti Spahiu u ndal edhe tek pasiguria e qytetarëve në rrugë, autobusë apo kudo tjetër për shkak të grabitjeve.

Në këtë pikë, vizioni i Aleancës Kuqezi është të shndërrojë Tiranën në metropolin e 10 milionë shqiptarëve. Takimin e përshëndetën familjet autoktone kryeqytetase, të cilat kërkuan një metropol të zhvilluar në shërbim të qytetarëve dhe jo partive politike.

Top Channel