Meta: Zgjedhjet të jenë sukses për vendin

08/02/2013 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka nisur prej kohësh përgatitjet
në bazë për zgjedhjet e 23 qershorit, tregoi siguri se këto zgjedhje do
të shënojnë sukses për këtë parti, e cila prej 4 vjetësh është në
bashkëqeverisje me Partinë Demokratike.

Por për kryetarin Ilir Meta, ajo qe eshte me e rendesishme është arritja e standardeve te zgjedhjeve, në mënyrë që 23 qershori të kthehet edhe në një sukses për vendin.

“Kjo nuk do te thote qe te kemi me shume vota per LSI-në se eshte e padiskutueshme qe rezultati yne do te jete shume me i mire, sepse nuk do te vere askush dore mbi votat e LSI-së, por pas 23 qershorit Shqiperia te jete nje vend me i stabilizuar, me i qete dhe nuk peson stanjacion per integrimin e europian dhe zhvillimin e vendit”, tha Meta.
 
Zoti Meta, i cili me heret u be pjese e nje aktiviteti te te rinjve te Levizjes Socialiste per Integrim, nen moton “Shkruaj te ardhmen tende”, thote se procesi i integrimit te vendit po peson nje stanjacion te pamerituar, per shkak te mosvotimit te tre ligjeve.

“Nuk mund te vihemi ne pozitën, kur Europa na kërkon dhe ne e refuzojme ate qofte edhe per kokefortesi te nje pjese te politikes sone.Jam i bindr se shoqeria eshte e bashkuar ne kete ceshtje dhe nuk eshte e ndare”, theksoi Meta.

Top Channel