Turqia: Shqipëria, fuqi në rajon

07/02/2013 00:00

Gjatë një takimi me homologun e tij turk, Ismet Yilmaz, ministri
shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami ka deklaruar se ne kater vitet e
fundit Shqipëria ka realizuar 100 perqind bashkpunimin ushtarak me
Turqinë.

Imami tha se, me Turqine do bashkpunohet per ndertimin e aeroportit te Kucoves. Yilmaz tha se bisedoi me Imamin per te gjitha marredheniet ne fushen ushtarake dhe se shteti i tij kerkon nje Shqiperi te fuqishme ne rajon.
 
Ndersa gjate takimit qe Presidenti i Republikes Bujar Nishani pati me Ministrin Yilmaz u shpreh se Shqipëria dhe Turqia jane partnere strategjike dhe se bashkepunimi ndermjet tyre ne te gjitha fushat, e veçanerisht ne fushen e mbrojtjes, mund te konsiderohet si model per vendet e NATO-s dhe te gjithe vendet qe aspirojne paqe, siguri dhe stabilitet.

Top Channel