Ministria: Jo politikë me shëndetësinë

07/02/2013 00:00

Pas akuzave të opozitës në një tryezë për cështjet e shëndetësisë,
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke kërkuar që të mos bëhet
politikë me bluzat e bardha dhe me shërbimin shëndetësor.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen që shëndeti dhe përkujdesja ndaj qytetarit të thjeshtë është shndërruar në një argument politik dhe po përdoret politikisht për llogari partish me qëllim për ta bërë shëndetin e shqiptarëve një kauzë elektorale. Ministria e Shëndetësisë ndihet e zhgënjyer me argumentat e pabaza dhe me premtimet populiste për një shëndetësi me buxhet të pashtershëm dhe mrekullibërës. Partitë politike duhen të kenë si prioritet të mirën e qytetarëve tanë dhe jo të shfrytëzojnë kontekstin e një krize botërore financiare për të impresionuar votuesit e 23 qershorit.Politika duhet të jetë një partnere e institucioneve në të mirë të qytetarit dhe jo të hedhë poshtë punën dhe mundin shumëvjecar të mijëra bluzave të bardha, të cilët janë heronjtë e vërtetë të këtij vendi”, thuhët në reagimin e Ministrisë.

Top Channel