“Ju i vratë për së dyti viktimat”

07/02/2013 00:00

Vendimi për shpalljen të pafajshëm të të akuzuarve për 21 janarin ka shkaktuar reagimin e fortë të opozitës në Parlament.

Në momentin kur gjykata dha këtë vendim ishte duke folur për një konventë në podiumin e Parlamentit ministri i Drejtesise Eduart Halimi. Deputetet e opozites i kerkuan ministrit Halimi te nderprese fjalen pas vendimit te gjykates, pasi sipas tyre dikasteri qe ai drejton dhe drejtesia ne Shqiperia sot pushoi egzistencen.


Ne emer te grupit opozitar nenkryetari Saimir Tahiri u zotua se do te behet drejtesia dhe askush nga ekzekutuesit apo urdheruesit, siç tha ai, nuk do t’i shpetojne denimit. Por fjala e tij shkaktoi repliken e kreut te Juvendit Jozefina Topalli.

“Mallkuar qoftë dita kur pushteti ju zuri sytë deri në atë pikë, sa të keni guxim të vrisni njerëz për pushtet dhe pastaj t’i rivrisni përsëri me drejtësi të mohuar. Sot është ditë zie se Ziver Veizin, Hekuran Dedën, Aleks Nikën dhe Faik Myrtajn i rivratë për herë të dytë. Sot i keni treguar shqiptarëve se është e rrezikshme të kushton kokën të kesh të drejtë kur pushteti e ka gabim. Ju kujtoj juve këtu, ministrave të parët, deputetëve të dytët dhe pastaj atij Agim Llupos, atij Ndrea Prendit e të tjerëve, nuk do të shpëtoni. Po ju them në emër të familjarëve të katër viktimave, askush nga këta nuk do të shpëtojë nga kjo padrejtësi”, tha Tahiri.

Ndërkohë ka ndërhyrë më pas edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

“Harrojeni se jeni si në kohën e komunizmit. Sot kanë ndryshuar kohët. Kur flet gjykata ju duhet të heshtni, të mbyllni gojën”, tha Topalli.

Braçe: Regjimi ju vret!

Pas vendimit te gjykates reagoi ne rrjetin social Facebook edhe deputeti socialist Erjon Braçe.

“Gjykata e Sali Berishës sapo vendosi standardin: Vrit kundërshtarë të Kryeministrit dhe je i pafajshëm! Komandati i Gardës së Sali Berishes dhe killeri i tij, ata qe vrane 4 qytetare te pafaj, te paarmatosur dhe paqesore, sapo i shpalli Sali Berisha: të pafajshëm! Vrane dhe sapo u liruan! I pa gjithe Shqiperia qe vrane, por nuk i denon kush. Ky është regjimi, ju vret. Ngrihuni dhe mbroni veten! Me cdo gjë! Me cdo mjet”, shkruan Braçe.

Top Channel