AK: Berisha të përgjigjet për krimet

07/02/2013 00:00

Alenca Kuqezi akuzoi Kryeministrin se pasi i vrau katër njerëz të
pafajshëm u ka dalë në mbrojtje vrasësve si urdhërues i tyre. Sipas
kësaj partie, Garda i ktheu armet popullit te paarmatosur per te
mbrojtur regjimin e Sali Berishes. 

“Aleanca Kuq e Zi dënon me forcë lirimin nga cdo akuzë të përgjegjësve për vrasjet e 21 Janarit 2011. Sali Berisha i ka patur dhe do t’i ketë përhera duart e lyera me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm të cilët prej 1997 po vriten nga armët që regjimi i këtij shtetasi nuk mundi t’i kontrollonte, nga armët pushtetare që me 21 Janar 2011 u drejtuan kundër popullit. Ky shtetas vrasatar që drejton qeverinë e Shqipërisë por jo të shqiptarëve duhet të përgjigjet për krimet e kryera. Sali Berisha nuk i ka mbyllur hesapet me shqiptarët, me largimin e tij nga qeveria ai do të përballet me gjyqin e shqiptarëve dhe do të ndëshkohet maksimalisht për të gjitha krimet e kryera nga pushteti”,tha Myslym Pasha.

21 Janari, Milo: Qeveria s’le drejtësinë të veprojë

Kreu i Demokracisë Sociale Paskal Milo akuzoi gjyqtarët që dhanë pafajësi për gardistët, se janë po aq kriminele sa edhe vrasësit e protestuesve në 21 janar. Nga Shkodra, zoti Milo tha se kjo qeveri e korruptuar dhe që nuk e lë drejtësine të veprojë, duhet larguar në 23 qershor.

Top Channel