Topalli: Bullgaria, partnerja jonë

06/02/2013 00:00

Shqipëria e konsideron Bullgarinë një partner luajal, që ka mbështetur në çdo kohë aspiratën integruese shqiptareve në Europe.

Ky ishte mesazhi që përcolli gjatë vizitës në Sofje, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, e cila, vuri ne dukje se rikthhet ne kryeqytetin bullgar 5 vjet nga dita, kur Parlamenti i Bullgarise, ishte nder te paret qe ratifikoi marrëveshjen per anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Sfida e radhes per Shqiperine eshte integrimi europian, nje sfide qe kryetarja e Kuvendit, e cilesoi si nje problem te brendshem te Shqiperise, per shkak te qendrimit te opozites.

“Në BE, kufijtë bëhen të parëndësishëm. Prandaj dhe përshpejtimi i integrimit të Europës juglindore është zgjidhja. Por vendi im nuk mori as këtë vit statusin e vendit kandidat, sepse kusht ishin vendosur 3 ligje të cilat opozita nuk i voton, sepse si duket, gabimisht mendon se kjo, do i shkojë si kredit për qeverinë. Ky është një problem i brendshëm i yni që, me sa duket do të zgjidhet në zgjedhjet e ardhshme nga shqiptarët. Ndërkohë në mbi 94% e shqiptarëve mbështesin Shqipërinë në EU. Integrimi është objektivi ynë kombëtar madhor”, u shpreh Topalli.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina topalli, e cila u takua me presidentin dhe kryeministrin e Bullgarise tha se shqiptaret, kudo ku jetojne ne rajon jane nje faktor konstruktiv, qe punojne per paqen dhe stabilitetin.

Zonja Topalli mbeshteti tezen se per shqiptarët integrimi europian është vendimtar, sepse në këtë proces, nderthuren ne menyre te persorur interesat e integrimit te tyre europian me idealin e bashkimit kombetar.

Top Channel