Ministria e Ekonomisë dhe kompania konsulente Patton Boggs shkelën urdhërin e një gjykate amerikane ne tenderin për Albpetrol.

Në 19 dhjetor të vitit 2011, gjykata e distriktit perëndimor në Teksas, shqyrtoi një padi të kompanisë Sky Petroleum, e cila akuzonte Qeverinë shqiptare për prishje të njëanshme të kontratës. Kompanisë i ishin dhënë më parë me koncesion, për kërkim nafte blloqet 4 dhe 5 në zonën e Dumresë, por Qeveria e prishi kontratën duke ia bashkangjitur këto zona listës së aseteve që do shiteshin së bashku me Albpetrol. Pas shqyrtimit të padisë, gjykata urdhëroi Qeverinë të mos i transferonte blloqet 4 dhe 5 në pronësi të Albpetrol.

Por vendimi u shkel si nga Ministria e Ekonomisë ashtu dhe nga konsulenti Patton Boggs, një kompani tashmë e mirënjohur për publikun shqiptar si krahu lobues i qeverisë në Washington.

Çështja aktualisht është në gjykim në Gjykatën e Arbitrazhit dhe nëse edhe kjo gjykatë do i japë sërish të drejtë Sky Petroleum, Shqipëria mund të paguajë një tjetër gjobë disa milionë dollarëshe.

Top Channel