Në takim me strukturat lokale të demokracisë sociale në Berat kryetari i
kësaj partie Paskal Milo kërkoi angazhimin e përbashkët të të gjithë
opozitarëve për të rrëzuar Berishën në zgjedhjet e qershorit.

“Tashmë jemi në një sezon të pandërprerë fushate elektorale. Duhet ta kuptojmë këtë gjë, nuk është sllogan elektoral, nuk është thjesht për të shtuar radhët, por është thirrje që të gjitha partitë politike opozitare po i bëjnë elektoratit shqiptar, sepse sfida që kemi përpara është shumë e rëndësishme. Eshtë jetike për Shqipërinë. Nëqoftëse ne duam të fitojmë bindshëm duhet që të ndërgjegjësojmë shqiptarët se epoka e Sali Berishës ka marrë fund, se ajo epokë qeverisëse që premtoi se do t’u sillte shqiptarëve begati, demokraci, siguri, më shumë luftë kundër korrupsionit, për fat të keq ka ndodhur e kundërta dhe shqiptarët e prekin çdo ditë realitetin”, tha Milo.

Top Channel