Pasi u kujtoi se zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët janë pa imunitet,
ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i tha trupës se prokurorëve dhe
numrit një të organit të akuzës Adriatik Llalla se është pikërisht koha e
duhur për të luftuar korrupsionin.

“Dimë që edhe Parlamenti ka miratuar në shtator disa reforma kushtetuese dhe ka kufizuar disa imunitete për zyrtarët e lartë dhe gjyqësorin dhe tani është koha e duhur për ta kapur këtë nismë dhe për të vazhduar me luftën kundër korrupsionit”, tha Arvizu.

“Tashmë kufizimi i imunitetit për zyrtarët e lartë ka krijuar lehtësira të mëdha për shtrirjen e hetimit në të gjitha nivelet e funksionarëve publikë. Organi i Prokurorisë ka për detyrë që të përligjë vullnetin e ligjvënësit për t’i forcuar pozitat e institucionit të akuzës”, u shpreh kryeprokurori.

Ambasadori amerikan shtoi se megjithe arritjet pozitive te njesise task force, nuk eshte bere sa duhet.

“Ka patur gjëra të mira dhe gjëra që nuk kanë shkuar, por sikurse e dimë gjithashtu, ky është  një proces evoluimi dhe ne duam të ndërtojmë mbi të gjitha sukseset që kemi pasur në të shkuarën”, u shpreh Arvizu.

Duke uruar sërish Kryeprokurorin e Pergjithshem per detyren, ambasadori u shpreh: “Nga pikëpamja e gjerë, nga perspektiva e Shteteve të Bashkuara nuk ka përparim të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit zyrtar dhe kundër kulturës së pandëshkueshmërisë”.

Top Channel