“Të largojmë pushtetin e korruptuar”

30/01/2013 19:55

Nga qyteti i Burrelit, ku është zhvilluar takimi i radhës i Frymës së Re Demokratike, kryetari i saj Bamir Topi u bëri thirrje qytetarëve që të largojnë me votë në 23 qershor pushtettin e korruptuar, ku fëmijët e politikanëve jotojnë si “Krajlera”.

Ai akuzoi kryeministrin Berisha si arktitektin e hershëm të mashtrimit, duke nisur nga piramidat e deri tek infrastruktura mesjetare ku ai po e lë vendin, pasi ka instaluar diktaturën, tha Topi.

“Duke filluar nga krerët e partive politike, duke filluar së pari nga ai që është në krye të qeverisë. Morali i tij është i fëlliqur sepse kështu mendojnë qytetarët. Të kthesh në vitin 2013 atmosferën e frikës dhe fobisë të viteve ‘80 tregon se t’i nuk je një zotëri, por një “shhok” dhe se ke fytyrën e diktatorit”, deklaroi Topi.

23 qershori, tha Bamir Topi përpara banorëve të Burrelit, është data ku gjenerata e re do të vijë në pushtet pasi rotacioni është i pashmangshëm.

Mes dy kategorive të politikanëve, ata që punojnë për vendin dhe ata që punojnë për ta zhvatur atë, shqiptarët do të zgjedhin të parët, tha ai.

Top Channel