Pretenca për të akuzuarit e 21 janarit   

30/01/2013 00:00

Në seancën e 39-të të procesit që zgjati tetë muaj, Prokuroria e Tiranës
shpalli konkluzionet të pandehurit e ngjarjes së 21 janarit, ish-shefin
e Gardës së Republikes Ndrea Prendin, ish-oficerin Agim Llupo dhe
ish-shoferin Margarit Kume.

Prokuroria kërkoi që gjenerali Prendi të shpallet fajtor dhe të dënohet me 23 vjet burg për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj, i qëlluar sipas prokurorëve nga të shtëna të drejtperdrejta, në një kohë që rezulton se nga arma e ish-kreut të Gardës atë ditë janë kryer 11 qitje.

“…deklarimin fajtor të të pandehurit Ndrea Prendi, për kryerjen e veprës penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, me pasojë e drejtpërdrejtë vdekjen të ndjerit Faik Myrtaj, të parashikuar nga neni 79 ë; i Kodit Penal, i bazuar në këtë nen, si dhe në pikat 50, dh;, i;  të Kodit Penal, dënimin e tij me 23 vjet burgim”, tha prokurori Blerim Tominaj.

Për Agim Llupon, i vetmi që është ne gjendje arresti, prokurorët kërkuan dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Viktimat- tha prokurori- jane qelluar nga Llupo me shenjester te drejtperdrejtë.

“…deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Llupo për kryerjen e veprës penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e Hekuran Dedës, Zyber Veizi, plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj dhe Sokrat Godaj, parashikuar në nenin 79 b; i Kodit Penal dhe bazuar në këtë nen dhe në nenin 50 pika dh; i; të Kodit Penal, dënimin e tij me 25 vjet burgim. Ai e ka lënë detyrën e ngarkuar dhe është pozicionuar në të njëjtin sektor, ku sipas përcaktimit në pikën 5 të planit të masave masave duhet të ishte grupi i zjarrit dhe për më tepër ka qene tejet aktiv, duke u spikatur dhe nga dëshmitarët e pranishëm”, tha Prokurori.

Nderkohe qe per te tretin, Margarit Kumen, nen akuze për veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes, Prokuroria terhoqi qendrimin e saj.

Konkluzionet e prokuroreve Blerim Tominaj dhe Adriatik Cami u ndoqen edhe nga perfaqesues te Ambasades Amerikane dhe te Avokatit te Popullit, prokuroret pergjate nje ore e gjysmë pershkruan se si u moren masat per demonstraten, se gjate asaj dite gardistet kane kryer 500 qitje, nga te cilat rezulton se eshte qelluar jo vetem me plumba manover, por edhe fisheke te vertete. Sipas Prokurorise ne vendimin e saj Gjykata duhet te shtoje si rrethane renduese edhe faktin që Garda eshte e pajustifikuar qe ka qelluar me municione luftarake, ne nje kohe qe situata nuk ishte e rende, aq me shume qe tha Prokuroria qe te akuzuarit kishin uniformen e detyres. 

Nderkohe Ndrea Prendi deklaroi ne te njejten seance se ka zbatuar ligjin dhe se mbi Garden eshte ushtruar presion nga Prokuroria.

Top Channel