Berisha pret homologun boshnjak

30/01/2013 00:00

Me ftesë të kryeministrit Sali Berisha, homologu i tij i Federatës së
Bosnjë-Hercegovinës, Nermin Nikshiq, po qëndron në Shqipëri në një
vizitë dyditore.

Kryeministri Berisha tha se “Shqipëria mbështet plotësisht integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës, si një faktor të një rëndësie madhore për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit, si dhe vlerëson rolin e saj në proceset dhe bashkëpunimin rajonal”.

Qëllimi i vizitës, siç thanë të dy kryeministrat, është forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e turizmit, energjisë dhe agrobiznesit.

Vizita e kryeministrit të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës është koordinuar me rastin e firmosjes së marrëveshjes së një kompanie boshnjake, Energoinvest, me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes për ndërtimin e linjës së transmetimit 110 kilovolt, që do të ndërtohet në jug të Shqipërisë.

Kjo kontratë vlen 32 milionë euro dhe është financim i KFV-së gjermane. Më herët, Energoinvest u shpall nga Shqipëria fituese e tenderit për linjën e transmetimit Tiranë-Prishtinë, megjithëse ajo doli e dyta në konkurim.

Një çështje që hapi një debat të fortë mes qeverisë shqiptare dhe KFV-së gjermane, si financuese e projektit, dhe që më pas u anulua për shkak të mosmarrëveshjeve.

Kryeministri Nikshiq tha se me projektin e ri, Energoinvest do të përmbushë besimin që ka nga qeveria shqiptare dhe do të përfundojë punimet në afatet e caktuara.

Top Channel