Komisioni i Medias dhe Arsimit ka kaluar me shumicë votash Ligjin për Mediat Audiovizive, ku janë bërë një sërë ndryshimesh.

Deputeti Alfred Dalipi ka kerkuar qe te forcohen sanksionet ndaj operatoreve qe piratojne programe.

“Kur ti shkon e kap që piraton një program që ka kushtuar për cfarëdolloj operatori, 10, 20 , 590 mijë euro dhe ti e kap duke e vjedhur, ti thua ‘si rregull’ zbatojmë sanksionon më të lehtë. Jo! Fjala ‘si rregull’ duhet të hiqet. Momenti që e kap duke vjedhur do të zbatohet sanksioni i duhur”, thotë Dalipi.

Keto ndryshime ne nenit 127 dhe 128, qe lidhen me kundravajtjet administrative dhe sanksionet jane përkrahur edhe nga deputetët e maxhorancës. Gjate diteve ne vijim pritet qe dy relatoret e ketijligji qe prej 7 vitesh ka qendruar ne Komision, te zgjedhin dy ceshtje mjaft delikate, formulen e perzgjedhjes se anetareve te AMA-s, dhe te Keshillit Drejtues te Radiotelevizionit Publik.

Opozita ka kerkuar qe anetari i shtate te zgjedhet me konsensus ose me short, ndersa maxhoranca ka kerkuar qe nese nuk arrihet konsensusi te zgjidhet ne kuvend me shumice votash.

Top Channel