Arvizu: Shmangni retorikat nacionaliste

29/01/2013 00:00

Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu riapeloi sërish
politikën shqiptare, për zbutjen e toneve nacionaliste, që sipas
diplomatit amerikan janë të dëmshme për paqen dhe sigurinë në rajonin e
Ballkanit.

Pas takimit, i cili zgjati me shume se nje ore me kreun e Aleances Kuqezi Kreshnik Spahiu dhe drejtues te tjere te kesaj partie, ambasadori Arvizu vleresoi angazhimin e Aleances Kuqezi ne fushaten per zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa kerkoi nga kjo parti dhe lideri i saj shmangien e frymes nacionaliste nga axhenda dhe platforma e Aleances Kuqezi.

“Konkurrenca politike është një gjë e mirë, në çfarëdolloj demokracie është e rëndësishme të ketë konkurrencë. Për këtë arsye vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim pjesëmarrjen aktive të Aleancës Kuqezi në këtë fushatë. Gjithashtu kemi folur veçanërisht për platformën e tyre, për theksin e fortë që ata kanë për shtetin ligjor dhe për antikorrupsionin. Folëm për atë që është e rëndësishme për çdo parti politike në Shqipëri, që është e rëndësishme dhe për SHBA që të vazhdojë të flitet në mënyrë të moderuar për vazhdësiminë në rajon. E kam nxitur zotin Spahiu, në këtë kuptim që patriotizmi është një gjë e mirë, por është e rëndësishme që në platformën tuaj, në axhendën tuaj të shmanget tundimi të rrëshqitet në retorikën nacionaliste, e cila mund të shkojë kundër stabilitetit dhe moderacionit, për të cilën ne folëm”, tha Arvizu.

Nga ana e tij, Kreshnik spahiu vleresoi SHBA, si partnerin dhe udhërrefuesin e Aleancës Kuqezi.

“Aleanca Kuqezi tashmë do të prezantojë programin dhe platformën e saj, të orientuar në një luftë pa kompromis kundër korrupsionit për ta nxjerrë për të parën herë nga harta e zezë Shqipërinë, si një nga vendet më të korruptuara në gjithë Europën dhe Aleanca Kuqezi, ashtu siç ka përbërjen e saj, ashtu siç ka një partner kryesor dhe një udhërrëfyes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsideron që edhe Shqipëria duhet të sjellë ndryshimin nëpërmjet ndryshimit të elitave politike dhe nëpërmjet sjelljes së një gjaku të ri, ku faktikisht kjo reflektohet në përmbajtjen, anëtarësinë dhe gjithë frymën e plaftormën e Aleancës Kuqezi”, tha Spahiu.

Top Channel