Werner Freud është një burrë 79-vjeçar i cili është “shefi” i një kopeje ujqërish. Gjermani ka 40 vite që jeton me 29 ujqër në Merzig dhe tashmë është një prej tyre.

Freud ka mbledhur ujqër europianë, siberianë, kanadezë dhe nga Arktiku në shtëpinë e tij në pyll. Gjëja më e rrallë është se kur vjen koha e ushqimit, Werner ha i pari mishin e gjallë duke mos lejuar ujqërit e uritur të afrohen. Këtë e bën në mënyrë që të ruajë të paprekur respektin që gëzon tek egërsirat.

Kjo është arsyeja e vetme që ujqërit nuk e sulmojnë kurrë “padronin” e tyre, por e lëpijnë në fytyrë dhe luajnë me të.

79-vjeçari ka bërë një rrethim për ujqërit e tij që nga viti 1972 dhe ka rritur më shumë se 70 kafshë përgjatë këtyre 40 viteve.

Top Channel