Ndahet nga jeta Paulin Selimi

24/01/2013 00:00

Eshte ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare pasi ka vuajtur prej disa
kohësh nga një sëmundje e rëndë, aktori dhe shkrimtari i njohur i
humorit shkodran Paulin Selimi.

Ai eshte autori i disa prej skeceve me te njohura te estrades se Shkodres, nder te cilat me i pelqyeri mbetet “Kunati i shokut Xhemal”, me protagonist aktorin Zef Deda. Selimi lindi ne Shkoder ne vitin 1947. Studimet e larta i ka kryer ne fakultetin e Gjuhe Letersise ne Tirane.

Per vite me radhe ka qene mesues i letersise dhe ne vitin 2002 u emerua si Drejtor i shkolles se mesme artistike ” Prenke Jakova” ne vendlindjen e tij Shkoder. Ka qene edhe kryetar i Lidhjes se Artisteve te Shkodres per nje dekade, nga viti 91 ne 2001-shin.  Ka vene ne skene qindra skece, komedi e monologje, per disa prej te cilave eshte vleresuar me disa cmime kombetare. Gjithashtu ka botuar edhe disa libra me tregime humoristike, nder te cilet mund te permenden” Gati orkestra”, “Nje skec per veten”, ” Banor i shkalles se larte” etj.

 Vleresimi me i larte i eshte bere nga Presidenti i Republikes ne vitin 2002, ku Selimi u dekorua me urdherin “Naim Frasheri i Arte” per krijimtarine e tij letrare. Ne nderim te tij gjate dites se enjte jane mbajtur homazhe ne mjediset e teatrit ‘Migjeni’ ne Shkoder.

Top Channel