Bogdani: Ja humbjet nga mosvotimi i tre ligjeve

24/01/2013 00:00

Përmes deputetit Gerti Bogdani, Partia Demokratike renditi humbjet që ka
pësuar Shqipëria dhe shqiptarët nga mosmarrja e statusit të vendit
kandidat, si pasojë e mosvotimit të tre ligjeve nga opozita.

“Edhe sot ne e ftojmë Ramën për t’u bashkuar me ne në procesin e integrimit europian. Mosvotimi i tre ligjeve bllokon statusin, por dëmton interesat e çdo shqiptari. Me bllokimin e statusit, Rama i ka hequr shqiptarëve mundësinë që të futen në tregun europian të punës, i ka vështirësuar mundësinë e shkëmbimeve tregtare dhe i ka ngushtuar horizontin biznesit shqiptar, i ka hequr mundësinë e së paku 30 milionë eurove investime të menjëhershme nga projektet e bashkëpunimit me Bashkimin Europian. Vetëm me urdhërin e tij për të mos votuar tre ligjet të rinjtë dhe studentët shqiptarë humbasin mundësinë që të studiojnë dhe të financohen në studimet nga fondet e Bashkimit Europian për të studiuar në Universitetet më të mira të botës, sikurse përfitojnë bashkëmoshatarët e tyre në vendet që kanë marrë statusin. Duke mos votuar tre ligjet zoti Rama i ka hequr pushtetit lokal shumë projekte në shërbim të qytetarëve të tyre, komunat, bashkitë dhe qarqet e Shqipërisë nuk do të mund të përfitojnë projekte të drejtpërdrejta të Bashkimit Evropian”, tha Bogdani.

Top Channel