Biba: Ndarja sipas 2009, antikushtetuese

24/01/2013 00:00

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba sqaron për Top Channel përse
përfaqesuesit e opozitës në KQZ kanë riprozuar ndarjen e mandateve,
sipas projektit të mëhershëm të institucionit më të lartë zgjedhor, ku
Kukësit i mbetet mandati i katërt.

Ai tha se nuk ka asnje terheqje, por tani anëtarëve të KQZ iu eshte vene ne dispozicion nga dy audituesit pranë Gjendjes Civile sqarimi për lëvizjet fiktive të popullsisë në Kukes, rritja e se ciles i dha ketij qarku te drejten te mbaje deputetin e katert.

“Del qartësisht që lëvizja ka qenë e manipuluar drejt Kukësit. Qytetarë të Tiranë,kryesisht punonjës të Ministrisë së Brendshme, janë të detyruar të shkëpusin gjendjen e tyre civile nga Tirana dhe të regjistrohen në Topojan apo Shishtavec, në mënyrë të palogjikshme, por ligjore. Formalisht këta njerëz janë regjistruar dhe kanë një certifikatë nga komuna Topojan apo Shishtavec, moralisht kjo është një lëvizje e dënueshme. Këtu mund të ketë nevojë për hetim më të thelluar, por jo nga KQZ-ja”, thotë Biba.

Numri dy i institucionit me te larte zgjedhor thote se angazhimi i Kuvendit per te bere ndarjen e mandateve, eshte antikushtetues dhe antiligjor. Perveç se formalisht akti i eshte derguar Kuvendit nga sekretarja e KQZ-se, ndersa ligji kerkon qe ai te çohet nga kryetarja me firmen e nenkryetarit, Denar Biba ve ne dukje pasojen e rrezikshme qe do te vije sipas tij, nese nuk behet një rindarje e re emandateve.

“Në rast se do të ndodhë ashtu, atëherë nesër, pasnesër në përfundim të zgjedhjeve, cilido që të jetë fituesi i tyre, do të mjaftonte çdolloj subjekti që të shkonte në Gjykatën Kushtetuese dhe me një garanci shumë të lartë, Gjykata Kushtetuese do të shpallte të pavlefshme zgjedhjet dhe do të detyronte ripërsëritjen e tyre. Nuk mund të cënohet barazia e votës”, thotë Biba.

Sipas te dhenave te Gjendjes se Popullsise sipas Ministrise se Brendshme, per shkak te levizjes se popullsise ne keto kater vjete, Durresit dhe Tiranes i shtohet nga nje mandat, ndersa per shkak te pakesimit te banoreve, Korçes dhe Beratit i hiqet nje deputet.

Por nje dite me pare Komisioni i Ligjeve miratoi aktin sipas te cilit i propozon Kuvendit te lere ne fuqi ndarjen e mandateve sipas vitit 2009.

Top Channel