Shqipëria po shqyrton marrëdhenien që do të vendosë me Serbinë.
Ministria jonë e Jashtme ka konfirmuar se momentalisht janë ngrirë edhe
vizitat zyrtare në këtë shtet, për shkak të qëndrimit të saj ndaj
shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Duke qenë në një angazhimi te larte diplomatik, siç u tha nga Ministria e Jashtme, ministri Edmond Panariti ka munguar në një seancë të thirrur nga opozita për tensionin e rritur në Preshevë, por ka qene Drejtoresha për Çështjet e Bashkimit Europian dhe Rajonin që iu është përgjigjur pyetjeve në Komisionin Parlamentar të Jashtëm.

“Ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë apo pasivë, ndaj mënyrës dhe përmasës se si reagon Qeveria serbe, qoftë ndaj faktorit shqiptar dhe qytetarëve serbë, por të cilët janë në përkatësi shqiptare në Luginën e Preshevës, qoftë ndaj shqiptarëve në përgjithësi në rajon, përfshirë edhe ndaj qëndrimit të Qeverisë shqiptare. Kjo gjë është ende në shqyrtim dhe nuk është vendosur se deri ku do të shkojë reagimi i palës shqiptare. U bë një shtyrje e vizitës së ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo në Beograd, për shkak të rrethanave në të cilat do të mund të zhvillohej kjo vizitë. Eshtë e rëndësishme që rrethanat në të cilat zhvillohen vizitat zyrtare, apo edhe bisedime të tjera në nivele të dyta, të zhvillohen në kontekstin e një treguesi të vullnetit të qartë politik për përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve dhe jo për përkeqësimin e tyre”, tha drejtoresha Ilda Zhulali.

Kryetari i Komisionit Fatos Beja kerkoi nga Ministria e Jashtme t’i drejtohet Komisionerit te BE per Mbrojtjen e Minoriteteve te jete prezent në Serbi deri kur ky shtet, te garantoje te drejtat e pakices shqiptare atje.

Nenkryetarja Arta Dade gjithashtu shtoi se diplomacia jone duhet t’i drejtohet Brukselit per te rritur presionin ndaj Serbise, si vend kandidat per ne BE.

“Serbia ka marrë statusin e vendit kandidat dhe unë gjykoj që duhet të ishin bërë takime dhe me personalitete dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Dje kemi ndjekur me vëmendje një seance të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian lidhur me rezoluten për Serbinë dhe Kosovën. Janë përqendruar në çështjet që kane të bëjnë me bisedimet, por unë gjykoj që duhet të shqyrtohet edhe situata në Luginën e Preshevës”, tha Dade.

Deputetet ne Komisionin Parlamentar te Jashtem njëzëri dënuan veprimet e Serbise ndaj shqiptareve atje dhe shteteve shqiptare gjithashtu, si riaktivizime te mbetjeve dhe qarqeve te Millosheviçit.

Top Channel