Protestë para ambasadës serbe

23/01/2013 00:00

Të rinj nga Presheva dhe anëtarë të Partisë Civile në Shqipëri kanë
organizuar një protestë përballë ambasadës serbe në Tiranë. Ata kanë
kërkuar largimin e ambasadës serbe nga Tirana në shenjë proteste për
heqjen e Lapidarit të Dëshmorëve të luftës në Preshevë.

“Kërkojmë largimin e kësaj ambasade nga Shqipëria, ashtu sic e hoqen me padrejtësi gjakun e derdhur të të rënëve për liri. Prishtinës i kërkojmë që të përfshijë ne bisedimet me Serbinë edhe çështjen e Preshevës”, thanë përfaqësuesit e protestës.

Tubimi eshte zhvilluar ne masa te rrepta sigurie nga ana e policisë së Tiranës, për shkak të informacioneve për ndonje akt të mundshëm dhunë ndaj ambasadës serbe në Tiranë.

Top Channel