PD: Rama shpjego fondet e pallatit

22/01/2013 00:00

Partia Demokratike kërkoi sot nga kreu i opozitës t’i japë shpjegime
publikut lidhur me financat që janë përdorur për ndërtimin e pallatit në
pronësi të familjes së gruas së tij.

Ne deklarate theksohet se kostoja e tij nuk mund te mbulohet me pagen e nje pensionisti dhe të nje vete te punesuari.

“Unë jam sot këtu per t’i bërë thirrje z. Edi Rama, të mos fshihet prapa perdes si frikacak, por me transparence t’i thotë publikut origjinën e 1 milonë eurove investim nga një pensionist dhe një i vetëpunesuar të pallatit 5-katesh me sipërfaqe ndërtimi 900 metra katrore të gruas së tij dhe familjarëve të saj.Z. Rama, në intervistën e saj tek zoti Balla, zonja Basha u tha shqiptarëve se vila juaj sipas projektit me 57 m gjatësi po ndërtohet në një nga zonat më të kushtueshme të periferisë së Tiranës me paratë e kurbanit tuaj. Ju me të drejëe e censuruat këtë pohim të pafajshëm të zonjës Basha si nje bllof bajat.Partia Demokratike ju fton zoti Rama  të bëni publike fondet e ndërtimit, firmën e ndërtimit dhe faturat që ju paguani për ndërtimin e rezidencës suaj në malin e Dajtit”, tha zëdhënësja e PD-së.

Top Channel